Aplikacion
Një ditë më parë, Presidenti amerikan Joe Biden ushtroi presion ndaj palës izraelite, duke deklaruar se do të humbasë mbështetjen e ndërkombëtarëve nëse vijon luftën në të njëjtën formë, duke marrë jetë të civilëve të pafajshëm palestinezë.
Por Izrali u përgjigj sot, duke nënvizuar se asgjë nuk do të ndryshojë, pavarësisht thirrjeve.
Kryeministri izraelit Netanyahu ka përcjellë një mesazh te komandatët ushtarakë, duke iu thënë të mos lëkunden ndaj presioneve të ndërkombëtarëve.
“Përballë presioneve ndërkombëtare, asgjë nuk do të na ndalojë, ne do të shkojmë deri në fund, në fitore, jo më pak se kaq”, theksoi ai.
Edhe ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen ndau të njëjtin qëndrim në media.
“Izraeli do të vazhdojë luftën kundër Hamasit me ose pa mbështetjen ndërkombëtare”, tha ai.
“Bie shi, do ishte bukur…”/ Ramazan Mataj u nxor në pritë nga autori me “Tik Tok” fals