zoom

Bota

Izraeli lajmëron se ka vrarë një tjetër komandant të Hamasit me sulm ajror (VIDEO)

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një tjetër komandant të lartë të Hamasit. Pas nënkryetarit të inteligjencës së celulës terroristë, njoftohet se u eleminua edhe njeriu që komandoi luftëtarët e Hamasit që arritën të hynin në Izrael më 7 tetor dhe dyshohet se ishte përgjegjës për sulmet me dronë në postet ushtarake izraelite.
Forca e Mbrojtjes e Izraelit në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter shkruajtën: “Brenda natës, avionët luftarakë të IDF-së goditën Asem Abu Rakaba, kreun e grupit ajror të Hamasit. Abu Rakaba ishte përgjegjës për UAV-të e Hamasit (mjetet ajrore pa pilot. Në anglisht unmanned aerial vehicles), dronët, deltaplanë, zbulimin ajror dhe mbrojtjen. Ai mori pjesë në planifikimin e masakrës së 7 tetorit dhe komandonte terroristët që u infiltruan në Izrael me deltaplanë dhe ishte përgjegjës për sulmet me dronë në pozicionet ushtarake izraelite”.

Mbrëmjen e së premtes (27 tetor) forcat ajrore dhe tokësore izraelite zgjeruan sulmet e tyre ndaj Hamasit në Rripin e Gazës, njoftoi ushtria izraelite, dhe grupi militant palestinez konfirmoi se luftëtarët e tij po shkëmbenin zjarr me forcat izraelite në disa vendndodhje përgjatë kufirit me Izraelin, përfshirë në Bureij.

Ushtria izraelite publikoi edhe videon e bombardimit të shtëpisë së kokës së sulmit ajror të 7 tetorit në Izrael. Video u publikua në faqen e tyre në rrjetin social X, dikur twitter

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë njeriun që komandoi luftëtarët e Hamasit që arritën të hynin në Izrael më 7 tetor dhe dyshohet se ishte përgjegjës për sulmet me dronë në postet ushtarake izraelite.

Abu Rakaba ishte përgjegjës për dronët, deltaplanë, zbulimin ajror dhe mbrojtjen e Hamasit. Ai mori pjesë në planifikimin e masakrës së 7 tetorit dhe komandonte terroristët që u infiltruan në Izrael me deltaplanë dhe ishte përgjegjës për sulmet me dronë në pozicionet ushtarake izraelite”. /ZOOM.AL/