zoom

Bota

“Izraeli gati të sulmojë Iranin”

Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objektivat në përgjigjen e tij ndaj Iranit sipas medias amerikane NBC News e cila ka përmendur edhe shënjestrimin në instrastruktrë ushtarake dhe të energjisë.

Izraeli ka thënë vazhdimisht se do të përgjigjet ndaj sulmit raketor të Iranit, të kryer më 1 tetor, i cili ka nisur si shenjë hakmarrjeje ndaj operacioneve ushtarak izraelite në Gazë dhe Liban, si dhe vrasjeve të liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut.

Nuk ka sinjale që Izraeli do të shënjestrojë zonat bërthamore, apo të kryejë vrasje individuale, ka raportuar NBC, duke cituar zyrtarë amerikanë që kanë folur në kushte anonimiteti.

Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës ndërsa këtë të dielë, ushtria izraelite ka lëshuar urdhra të rinje vakuimi në liban dhe ka paralajmëruar stafet mjekësore që bashkëpunojnë me anëtarët e Hezbollah.

Ushtria izraelite tha të shtunën, se militantët e Hezbollahut po përdornin ambulanca për të transportuar persona dhe armë dhe u bëri thirrje ekipeve mjekësore që të shmangin marrëdhëniet me operativët e Hezbollahut dhe të mos bashkëpunojnë me ta.

Nga luftimet në Liban, ushtria izraerlite nuk ka kursyer as truopat paqeruajtës të OKB që ndodhen në këtë shtetë, sulme të cilat janë kritikuar ahspër nga komuniteti ndërkombëtar.