Aplikacion
Ata mbërritën në Shqipëri pasi u larguan nga Afganistani, kur talëbanët pushtuan Kabulin, me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Grupi i ndihmës humanitare IsrAID koordinoi evakuimin e 125 afganëve përmes Shqipërisë muajin e parë. Gjatë muajit shtator IsrAID mori pjesë në evakuimin e 42 grave dhe vajzave afgane në Emiratet e Bashkuara Arabe. Refugjatët pritet që të zhvendosen në Kanada, Francë dhe Zvicër, bëri me dije IsraAID.
Drejtori i Përgjithshëm IsrAID , Yotam Politze deklaroi se edhe pse ka qenë një proces i gjatë e i vështirë, po ndërtohen baza dhe tashmë qëllimi është që refugjatëve t’u sigurohet gjithçka që u duhet për të ndërtuar jetën e tyre.
Shqipëria ishte mes vendeve të para që hapi dyert për afganët. Deri më tani në vendin tonë janë strehuar 644 afganë. ‘Qytet Studenti’ ishte vendi i parë ku u akomoduan fillimisht afganët, i cili shërbeu vetëm si një vend tranzit, deri sa të përfundonin procedurat e regjistrimit. Më pas afganët janë strehuar në strukturat hoteliere. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga kryeministri Edi Rama, duke e quajtur atë një mënurë çnjerëzore. Ato do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.