Disa vende, si dhe Kombet e Bashkuara, kanë bërë thirrje për një armëpushim në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Por Britania e Madhe, SHBA-ja dhe BE-ja janë ndër ato që nuk kanë bërë thirrje për një armëpushim, duke thënë se kjo do të favorizonte Hamasin, i cili është cilësuar një organizatë terroriste nga SHBA dhe disa qeveri perëndimore.
SHBA nga ana tjetër njoftuan se Izraeli do të fillonte, në vend të kësaj, pauza ditore katër-orëshe në luftimet në zonat e Gazës veriore.
Udhëheqësit botërorë, përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, kanë bërë thirrje për një pauzë humanitare prej ditësh, por si ndryshon kjo nga një armëpushim?
Krahasuar me një armëpushim formal, pauzat humanitare priren të zgjasin për periudha më të shkurtra kohore, ndonjëherë vetëm disa orë.
Ato zakonisht zbatohen thjesht me qëllim të ofrimit të mbështetjes humanitare, në krahasim me arritjen e zgjidhjeve politike afatgjata, sipas OKB-së.
Ndërkaq, armëpushimet synojnë të jenë afatgjata dhe shpesh synojnë të lejojnë palët të përfshihen në dialog, duke përfshirë mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje të përhershme politike, thotë OKB.