zoom

Bota

Izraeli arreston motrën e shefit të Hamasit

Motra e shefit të byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, e cila banon në Izrael, u arrestua me dyshimin se ishte në kontakt me anëtarë të organizatës palestineze dhe mbështet terrorizmin.

Sot në mëngjes, policia bastisi shtëpinë e të dyshuarës 57-vjeçare nga qyteti Tel Sheva, në jug të Izraelit. Mediat vendase raportuan lajmin dhe detajet e aksionit.

Gruaja u arrestua për t’u marrë në pyetje, siç raporton gazeta “Haaretz”.

Motra e Haniyeh do të transferohet sot në Be’er Sheva, për një seancë që synon zgjatjen e paraburgimit të saj, por edhe një rrëfim për të zbuluar celulat e Hamasit. /ZOOM.AL/