zoom

Lajme

Iu sekuestruan 50 mln €, kush janë çifti Kristian dhe Drilona Boçi, ish-miqtë e Besit dhe Xhensilës

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të Kristian Boçit, emër i njohur në mediat sociale, Elman Bules si dhe 5 personave të tjerë të lidhur me ta.

Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara. Mes sekuestrimeve janë edhe 14 shoqëri tregtare.

Kush janë Kristian dhe Drilona Boçi

Drilona Boçi zotëron një nga atelietë më të njohura të veshjeve në Tiranë. Ajo ka marrë pjesë edhe në konkurse bukurie si dhe është e diplomuar për drejtësi.

Nga martesa me Kristian Boçi ka dy fëmijë.

Kristian njihet si influencer në rrjetet sociale dhe mbështetës i sportistëve të boksit.
Një faktor i famës së Kristian dhe Drilonës ishte miqësia e tyre e ngushtë me Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezajn. Madje të katërt ata hapën një restorant së bashku. Prej kohësh çiftet nuk ishin në ujëra të mirë me njëri-tjetrin dhe Drilona shpesh hidhtr ‘kunja’ për ish-shoqen e saj të ngushtë në rrjetet sociale. Kristian nga ana tjetër “falenderoi zotin” për ndarjen e Besit nga Xhensila, duke i thënë këtij të fundit, se e “ka rujt zoti”.