zoom

Slider

“I rrezikshëm”! Iu sekuestruan 3 milionë euro pasuri, kush është biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku

Policia ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro, në pronësi të biznesmenit Gëzim Sallaku, vëllait të tij Saimir Sallakut dhe të një personi tjetër, me të cilin dy vëllezërit kanë lidhje shoqërore. Gëzim Sallaku nuk është një emër i panjohur, pasi ai është shpallur nga shteti italian si i rrezikshëm dhe i padëshiruar.

Kujtojmë se autoritetet italiane kanë dëbuar nga vendi sipërmarrësin Gëzim Sallaku, pas një dekreti dëbimi të lëshuar nga Selia e Policisë në Brescia. Sipërmarrësi me origjinë shqiptare Gëzim Sallaku, ish-pronar i Darfo Calcio me banim në një vilë në Sale Marasino, pronar i restoranteve dhe hoteleve në Valcamonica dhe në Liqenin Iseo, u dëbua të enjten në mbrëmje.

Policia e Brescia-s, në dekretin e saj e konsideronte Sallakun “person të padëshiruar dhe të i rrezikshëm”. Biznesmeni 48-vjeçar, u kthye në Shqipëri. Ai ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes së lajmeve dhe hetimeve, Sallaku në Brescia është arrestuar dhe gjykuar disa herë për hetime të llojeve të ndryshme.

Nga viti 2002, ai ka qenë i përfshirë në mashtrime në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura dhe marrjen e makinerive të vjedhura në përdorim, por jo vetëm.

Ka gjithashtu hetime për mashtrim dhe evazion fiskal, falimentim të rremë dhe posedim të armëve të zjarrit. Gëzim Sallaku së bashku me 4 vëllezërit është arrestuar në 2018 për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ata u arrestuan pas një operacioni antidrogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave. Biznesmeni Gëzim Sallaku dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan më pas nga burgu. Ndërsa vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku vijon të mbetet i burgosur nën akuzën e përfshirjes në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.