Aplikacion
Pa diskutim besojnë tifozët kuqezi, por edhe në Itali besojnë se Shqipëria mund të bëjë një mrekulli në “Euro2024”. Dhe italianët jo më kot janë frikësuar:
“Shqipëria dhe Gjeorgjia janë hirushja e EURO24. Janë dy kombëtare që zgjojnë kuriozitetin më të madh mes 24 pjesëmarrëseve. Për Italinë, ky do të jetë kundërshtari i parë, Shqipëria. Janë rreth 10 lojtarë të thirrur nga Sylvinho që i përkasin Serisë A ose Serisë B, pa përmendur këtu edhe të tjerë që kanë dalë nga Seria A si Manaj, Ajeti, Strakosha”, shkruan Calciomercato.
Në analizën sportive, media italiane shton:
“Një kombëtare solide dhe intriguese, e cila fitoi grupin përpara Polonisë apo çekëve. Ndryshe nga pjesëmarrja në 2016, tani Shqipëria është më e pjekur dhe kërkon kalimin në 1/16. Sigurisht që grupi me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën është i ndërlikuar, por shqiponjat e dinë se mund të befasojnë”, shkruan e përditshmja italiane. /ZOOM.AL/