Aplikacion
Niveli i ujit në rajon është rritur ndjeshëm, ku ekipet e emergjencave civile po u shkojnë në ndihmë banorëve me varka e gomone, ndësa nga ajri me helikopter. Sa i përket dëmeve materiale, shumë pemë janë thyer duke bllokuar edhe disa rrugë. Ndër komunat më të prekura është Casacalenda, ku kryebashkiaku Sabrina Lallitto mbylli shkollat e mesme për shkak të kushteve të rrezikshme.
Rrëshqitjet e dheut dhe balta po shkaktojnë ndërprerjet e para të arterieve kryesore rrugore, ndërsa tashmë ka dhjetëra ndërhyrje të zjarrfikësve për shkak të përmbytjes së bodrumeve, rënies së shkëmbinjve. Rajoni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa janë në kontakte me qeverinë qendrore në rast se situata përkeqësohet.