Aplikacion
Ministri Orazio Schillaci kishte njoftuar që në shkurt planet për të ndaluar pirjen e çfarëdolloj cigareje, edhe në vendet jo të mbyllura. Qeveria ka vënë në zbatim një fushatë të rëndësishme parandaluese, që mund të ndryshojë zakonet e shumë italianëve. Risia përfshin edhe produktet vape, Iqos apo të tjera të ngjashme të kësaj natyre.
Gjoba për shkelësit
Lamtumirë zonave të duhanit në aeroporte dhe ambiente të tjera të brendshme. Është gjithashtu rreptësisht e ndaluar reklamimi i cigareve elektrike, direkt ose indirekt. Gjoba për shkeljen e kufizimeve të reja është 275 euro, e ulur me 50% nëse paguhet brenda 60 ditëve.
Sanksionet do të vendosen nga policia rrugore ose oficerët e zbatimit të ligjit, të cilët do të thirren në rast të shkeljeve.
Reagimet
“E-cigaret po ndihmojnë shumë njerëz që të braktisin cigaret e zakonshme. Si një ish-duhanpirës që e la duhanin 4 vjet më parë, ndalimi i pirjes së duhanit në natyrë duket i tepërt. Çfarë po thoni?”- shkroi në Twitter ministri i Infrastrukturës, Matteo Salvini.
Po kështu, edhe shumë përdorues të tjerë të Twitter-it e jo vetëm shprehen se ndalimi i cigareve elektrike edhe në zona të hapura është vendim ekstrem./ Zoom.al
Digjet makina e prokurorit Xhelal Bajrami dhe zyra e këshilltarit komunal në Kumanovë