Aplikacion
I riu Rilind Thaçi, me origjinë nga Kosova, u përplas teksa kthehej nga Jesolo, në zonën e Venedikut.
Ai po udhëtonte me “BMW” së bashku me kushëririn e tij 24-vjeçar, i cili po drejtonte mjetin.
I riu humbi drejtimin e makinës në kthesë dhe u përplas me një shtyllë anën e pasagjerit, ku ishte ulur Rilindi.
21-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa kushëriri i tij u plagos rëndë.