zoom

Aktualitet

Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur në shtëpi

Një 30-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në San Tammaro, në Itali.

Shkaku i vdekjes së tij është mister dhe ende nën hetim nga autoritetet italiane.

Nga ajo çfarë raportojnë mediat fqinje, 30-vjeçari ishte parë për herë të fundit mbrëmjen e të martës, kur po kthehej nga lokali në shtëpi.

Për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, trupi i shqiptarit do t’i nënshtrohet autopsisë, ndërsa hetuesit po mbledhin edhe dëshmi, për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.