Aplikacion
Hetuesit e antiterrorit kapën Soufian T, 23 vjeç, i cili thuhet se kishte aplikuar për të marrë një leje si roje sigurie për “ngjarje anësore” jashtë stadiumit të futbollit, raporton The Sun.
Kur autoritetet kontrolluan kërkesën e tij për t’u bërë anëtar i stafit, ata zbuluan se sigurimi i shtetit gjerman e kishte konsideruar Soufianin një islamist.
Policët e departamentit të policisë së Këlnit, së bashku me hetuesit e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Bonit dhe policisë federale, arrestuan shtetasin gjermano-maroken-polak me nënën dhe motrën e tij në aeroportin Këln-Bon.
Po ashtu janë sekuestruar një numër celularësh dhe para në vlerë prej 2,500 eurosh. Kampionati nis në Gjermani më 14 qershor. Zrtarët e sigurimit të shtetit zbuluan gjithashtu se ai kishte aplikuar për dy akreditime në Rhineland-Pfalz për ngjarjet e mëdha Rock am Ring dhe 24 Hour Nürburgring. /ZOOM.AL/