zoom

Politikë

“Ishte i dehur”, Edi Rama pajtohet me Bujar Leskajn pas sharjeve në Kuvend

Prej orëve të para të ditës së sotme në Vlorë janë zhvilluar shumë aktivitete me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë të shtetit.

Të pranishëm kanë edhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë marrë pjesë në kremtimet e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Parakalimi në qytet është shoqëruar me takime të Osmanit dhe Kurtit me qytetarët. Kryetari i bashkisë, Dritan Leli u shmang për shkak të përplasjeve të vjetra.

Ai ishte i pranishëm vetëm në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit dhe jo më pas. Edhe në ceremoninë zyrtare duke qenë mikpritës, protokolli parashikon që të ecë paralel me kryeministrin, por Rama e ka shmangur.

Por te Muzeu “Kosova” në Vlorë, Edi Rama takoi deputetin demokrat, Bujar Leskaj me të cilin komunikoi duke u “pajtuar” pas sherrit në kuvend që solli përjashtimin e tij me 10 ditë.

Ngjarja ndodhi javën e shkuar teksa Rama u përfshi në sharje me deputetët demokrat Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.