zoom

Aktualitet

Ishte duke punuar dhe bie nga lartësia, ndërron jetë punëtori 46-vjeçar në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 46-vjeçar ka ndërruar jetë.  Ai ka qenë duke punuar në lartësi në qendër të Tiranës nga ku dhe ka rënë duke ndërruar jetën.

Ngjarja ka ndodhur në orën 10:00, në rrugën “28 Nëntori”, ku 46-vjeçari Gjovalin Pepa, ka rënë aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.