zoom

Aktualitet

Ishin të njohur që më parë, zbulohet lidhja e Arben Ahmetajt me Inceneratorët

 

 

 

 

Partia Demokratike ka publikuar të tjera fakte që sipas saj kanë dalë nga hetimi parlamentar për inceneratorët. Në një postim në rrjetet sociale selia blu thotë se skema e pastrimit të parave është kryer nga 10 persona që kishin lidhje të mëparshme. Sipas PD-së administratori i kompanisë së Inceneratorit të Fierit ka qenë punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “Hermes Communication”, në pronësi të z. Arben Ahmetaj dhe pse ai u mundua ta mohojë në komision.

 

Statusi i PD

Në Komisionin hetimor të inceneratorëve u zbulua se si skema e pastrimit të parave është zbatuar nga 10 persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të hershëm me njeri-tjetrin dhe me  zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Administratori i kompanisë së Inceneratorit të Fierit ka qenë punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “Hermes Communication”, në pronësi të z. Arben Ahmetaj dhe pse ai u mundua ta mohojë në komision.

Kompania e inceneratorëve në kohën e pandemisë ka përfituar edhe 69 mln lekë nga fondi i garancisë sovrane për të paguar paga mijëra euro.

Klodian Zoto pagoi veten me dy kompanitë e tij 23 milionë Euro për punë që nuk janë kryer.

Inceneratori ka marrë 20 milionë euro paradhënie deri në vitin 2019 kur nuk ka punuar.

Asnjë nga këto nuk do të ishte bërë pa mbështetjen e Edi Ramës.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Postime të lidhura