zoom

Politikë

“Ishin të dehur, të përjashtohen”, Noka i del në mbrojtje Palokës dhe Leskaj: Nuk kishin pirë

Deputeti Flamur Noka ka komentuar gjuhën e ashpër të kryeministrit Edi Rama të përdorur ditën e djeshme në Kuvend, ku edhe iu drejtua opozitës me fjalët: “Bedelë, të pafe, të paaftë, pa Atdhe”.

Gjithashtu Noka ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit se Bujar Leskaj dhe Edi Paloka kanë shkuar të dehur në Kuvend.

Noka më tej shtoi se ndaj tij duhet të ishte masë, por kjo sipas tij nuk ndodh pasi parlamenti është kthyer në kukull të Ramës.

“Bëri gjithçka duke e ditur se i djeg miza në kësulë. Edi Rama nuk do të mund të vazhdonte pas fjalimit të parë, por unë nuk isha sepse ndodhesha në një takim pune,. Por atë fyerje nuk mund ta gëlltisja dhe asnjë demokrat nuk mund ta gëlltis. Rama e ka kthyer parlamentin në teatër kukullash. Ka një tufë kukullash dhe i përdor, luan me to. Kukullat nuk reaguan,. Sot kukullat e Edi Ramës nuk ngurruan për të përjashtuar dy deputetë të opozitës. Asnjëri nuk ka qenë i dehur, por ata nuk ishin dje. Gjatë ditës kur erdhën Rama nuk ishte. Ata sot kishin mundësi ti kërkonin llogari për fyerjet e sharjet. I kërkuan llogari Sulltanit të Surrelit dhe u shpallën armiq, ndërsa sulltani i Surrelit shan poshtëron dhe nuk marrin masa. Por parlamenti është teatër kukullash dhe Edi Rama ka skllevërit e tij. Edi Rama këtë gjuhë përdor ndaj opozitës kur është në siklet. E di që ishte i detyruar të fuste me urgjencë mega aferën. Se kush e urdhëron e thashë, është Lukashenko dhe ushtari i tij Vuçiçi.  Për Kodin Etik duhet të pyesni kukullat që i ka vënë Edi Rama. Ke kukulla, marioneta, mercenarë, nuk është një parlament që të përfaqësojë shqiptarët.