Aplikacion
Sipas tij, bëhet fjalë për një rrëmbim të organizuar sepse ishin 15 forca serbe që morën oficerët në momentin që po hanin drekë brenda territorit të Kosovës.
“Rrëmbimi është zhvilluar me plan me njerëz të armatosur. Nuk bëhet fjalë për arrestime në Serbi, por bëhet fjalë për rrëmbim brenda Kosovës. Ambasadori Jetish Jashari i ka vizituar policët, ndarazi, njëri pas tjetrit, përshkrimi i tyre se si ka ndodhur rrëmbimi është i njëjtë. Ata kanë qenë tek tryezës e improvizuar për ngrënie. Kjo pra kanë qenë duke ngrëne drekë. Kanë qenë 15 persona kur i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Kjo heq çfarëdo dileme edhe për ata që dëshirojnë të jenë skeptikë”, tha Albin Kurti.
None found