zoom

Lajme

Ish-snajperisti i Koshares i nxjerr armën moderatorit! Ç’ndodhi në emision

Ish-snajperisti i Koshares Musa Smajli, i ftuar në Kojshia Show, ka folur për luftën e zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së kundër serbëve në Kosovë.

Por, moderatori i ka kujtuar një ngjarja ku ish-luftëtari ka qenë duke vrarë një ushtar për një qepë, duke krijuar edhe një moment komik në studio.

“Kjo ngjarje po më prek shumë se je duke më provokuar” u shpreh Musa Samjli duke nxjerrë një armë nga xhepi dhe ia drejton moderatorit, në një skenë të inskenuar.

Më pas ai është ulur sërish në kolltukun e tij duke treguar se si qëndron historia e qepës.

Pjesë nga intervista

Kam marrë informacion se ke dashur të vrasësh një ushtar për një qepë?

E ndjej pak si provokim. Kjo ngjarje po më prek shumë se je duke më provokuar

Pse

Në vijë të frontit…

Je mësuar me njerëz të tjerë të luash dhe të bësh hajgare. Për këtë qepë me vërte kam qenë duke e vrarë Qerimin.

Mos qesh, e kam me gjithë mend (Nxjerr armën dhe i shkon tek tavolina) Edhe ata lapera që kishte jashtë nja 5-6 i ke marrë me vete

Jo si kam marrë me vete. Jo në program me atë 

Ti ke bërë shumë programe me njerëz, ke bërë inskenime as me polic, as me askënd ngjarjet e mia janë shumë të vërteta. Provokime

Mos bëj hajgare

Nuk ka o burrë mos bëj hajgare (Fut armën në xhep) Qepa ka të bëjë me një histori të madhe, mua s’më hahej buka, kur pashë që Qerimi nxorri 1 thes qepë dhe i thashë a bëj ta ha një qepë?”, tha “Jo”. I thashë “Një qepë e më hahet bukë”.

Më tha “nëse hanë ushtarët qepë, nuk dalin”. Nuk ma dha dhe ia ktheva kallashin, Arbeni që është akoma gjallë i tha komandatit po e vret Qerimin. Mbaja armën dhe e shaja: Më jep qepën. Tha “Jepja thesin hajvanit se na vrau të gjithëve”. Kush ta kallëzoi punën e qepës, është e vërtetë (Qeshin).