Aplikacion
Duke komentuar vrasjen që tronditi vendin më 15 mars, Beci deklaroi se Bejtja ishte përpjekur të merrte masa sigurie për veten e tij dhe, sipas tij, ai e ka menduar shtëpinë si një vend të sigurt.
Ish-prokurori u shpreh se pavarësisht rrezikut që ndjente, ai nuk kërkoi ndihmën e autoriteteve sepse do t’i kërkohej të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë dhe për pasojë, të rrëfente për të gjitha ngjarjet kriminale që kishte dijeni.
“Ka menduar se banesa është vendi më i sigurt për t’u mbrojtur. Fakti që ka pasur edhe 2 tentativa të tjera për ta vrarë, e kanë vënë në alert duke u kujdesur me format e mënyrat e tij, pa kërkuar ndihmën e shtetit. Të kërkoje ndihmën e shtetit, do duhej që ai të kthehej në person të penduar, të tregonte të gjitha ngjarjet kriminale për të cilat kishte dijeni dhe të merrej në mbrojtje nga shteti”, tha Eugen Beci.
Ai komentoi edhe përse në Fushë-Krujë ka shumë persona me precedentë kriminalë. Sipas ish-prokuroritm arsyeja është se kriminelët ndihen më të sigurt në atë zonë pasi policia nuk ka kontroll të fortë.
“Në atë zonë mblidhen persona të kërkuar nga e gjithë policia për faktin e thjeshtë se duket se policia nuk ka një kontroll të fortë në atë territor, prandaj do duhet kontroll më i shtuar në atë territor. Nuk është kontrolli vetëm nëpërmjet forcave policore të dukshme, janë edhe mundësitë e përgjimeve”, tha ish-prokurori.