Aplikacion
Medvedev, i cili u shkarkua nga posti i kryeministrit nga Vladimir Putin në vitin 2020 dhe tani shërben si nënkryetar i këshillit të sigurisë të Moskës, tha se ka ardhur koha për të “bllokuar ambasadat”.
Ish -presidenti tha se Moska do të vazhdojë pushtimin e saj në Ukrainë derisa të arrijë qëllimet e përcaktuara nga Presidenti Vladimir Putin.
Është e paqartë se cilat janë objektivat e sakta të Putinit.
Medvedev dënoi gjithashtu pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Europës, por tha se kjo i dha Moskës një mundësi për të rivendosur dënimin me vdekje.
Krahas Këshillit të Europës Rusia rrezikon të përjashtohet edhe nga sistemi bankar Swift, çka konsiderohet si një bombë bërthamore financiare.
Pro nismës së vendeve Balltike janë shprehur mjaft vende europiane, përfshirë së fundi edhe Italinë.
Perëndimi po planifikon ta izolojë presidentin Putin nëpërmjet sanksioneve, të cilat, sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të sjellin mjaft dhimbje për Rusinë. /Zoom.al