zoom

Bota

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton shtrohet në spital

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është shtruar në një spital në Uashington DC.

78 vjeçari është shtruar në Spitalin Universitar MedStar Georgetown ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Angel Urena, zëvendës shefi i kabinetit të presidentit të 42-të, tha për NBC News se Clinton është “në gjendje shpirtërore të mirë dhe mirënjohës për kujdesin që po merr”.

“Ish presidenti do të jetë mirë”, shtoi një burim tjetër.

Clinton ishte aktiv gjatë fushatës në mbështetje të zëvendëspresidentes Kamala Harris këtë vit dhe gjithashtu ka promovuar librin e tij Citizen.

Ish-presidenti, i cili shërbeu dy mandate nga janari 1993 deri në janar 2001, foli gjithashtu në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago këtë verë.