zoom

Aktualitet

Ish-partneri godet me thikë gruan në rrugë, si është gjendja e saj

Një grua është plagosur me thikë nga ish-partneri i saj. Ngjarja ka ndodhur në rrugë në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës, ndërsa e plagosura u dërgua në spital.

Manderina Çela raportohet se ka marrë plagë në mjekër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa Ilia Cani është identifikuar si autor i dyshuar dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ai rezulton i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Postime të lidhura