zoom

Aktualitet

Ish-oficeri Emiliano Nuhu: Taulant Balla ishte në zyrën time kur më kërcënuan me pistoletë në kokë

Ish-oficeri i policisë Emiliano Nuhu ka folur për kërcënimin me armë në zyrën e tij në komisariatin e Policisë së Fushë Krujës, duke rikujtuar se i pranishëm ka qenë edhe Taulant Balla, i dekretuar sot si ministër i Brendshëm nga presidenti i Republikës, me emërim të Kryeministrit Rama.

Nuhu tregoi në një intervistë për SyriTv se Balla se në kohën kur ai po hetonte djalin e deputetit të dorëhequr, Rrahman Rraja, pas kallëzimit të bërë nga Xhisiela Maloku për dhunë.

Nuk ka thënë së në zyrën e tij ishte Taulant Balla, Rrahman Rraja dhe Artur Bushi dhe se kur Rraja e kërcënonte me pistoletë, Balla e përçmonte.

Taulant Balla ka qenë prezent në zyrën time në 21 korrik të vitit 2018, rreth orës 21:00-21:30 minuta dhe ka qenë i shoqëruar nga ish-deputeti Rrahman Rraja, Artur Bushi kryetar i bashkisë së Krujës dhe i vëllai i ish-deputetit, ka qenë në zyrën time.

Më kanë kërcënuar, Balla ka mbajtur një rol përçmues ndaj meje si numri 2 i PS-së. Në momentin që unë jam kërcënuar me armë në zyrën time. Në zyrën e shtetit nuk u kërcënua fizikisht Emiljano Nuhu, por unë përfaqësoja institucionin e policisë.

Jam kërcënuar në prezencë të Taulant Ballës dhe kanë qenë prezentë edhe persona të tjerë dhe muhabeti është agravuar pasi unë nuk pranoja të mos vazhdoja procedurat, ose detyrat që kisha marrë nga prokurorja, sepse do ta arrestoja djalin e deputetit.

Këtyre u dukej e çuditshme që unë u qëndroja fort detyrave që kisha marrë. Personi në fjalë që nxori armën u bë agresiv sepse e ndjente vetëm shumë superior ndaj meje, nuk duroi dot dhe nxori armën dhe më kërcënoi e më tha do të zhduk.

Dhe Taulant Balla, jo si një përfaqësues i shtetit, por si pjesë e krimit të organizuar tha; hiqe pistoletën se nuk i bën këto gabime ky oficeri.

Nëse deklarimet e mia nuk janë të vërteta, pse prokuroria, policia nën drejtimin e Ramës u munduan të mos bëjnë publike pamjet e kamerave të policisë së Fushë Krujë, ishin këta persona apo nuk ishin. Pse nuk i bënë publike.

Pas këtyre denoncimeve prokuroria e Tiranës ka hapur një procedim penal ndaj meje për shpërdorim detyre dhe personave që ishin të pranishëm. Nga të gjitha veprimet që ka kryer prokuroria e Tiranës për të gjithë personat që unë kam kallëzuar ka pushuar procedimin penal, kurse ndaj meje vazhdon procedimi penal, dhe nuk më jep mundësinë që të njihem me provat që ndodhen në dosje.

Nëse unë do kem mundësi të marr kopje të dosjes, aty do të duken të gjitha veprimet që ata kanë bërë për të mbuluar praninë e Taulant Ballës aty’, tha Emiliano Nuhu.

Nuhu është oficeri i dytë i policisë që akuzon një ministër të brendshëm për lidhje me bandat. I pari ishte Dritan Zagani që denoncoi Saimir Tahirin për lidhje me Habilajt.