zoom

Blog

Ish-ministri i Ramës “kryqëzon” Gjicin: Kush publikoi videon e tij, i bëri nder opinionit publik

Nga Ylli Manjani

Është interes publik!
****
Dhe më në fund, ai/ajo që ka bërë atë rregjistrim në një zyrë shteti dhe e shpërndau atë,i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm interesit publik.

Pa asnjë diskutim që po!

E përsëris është një video-rregjistrim në një zyrë shteti, zyrë të cilën e paguajmë ne për të na shërbyer dhe jo për të na palluar.

Debati se kush e bëri, pse e bëri, ç’qëllim pati etj, është më i pisët se përmbajtja e videos.

Jo, or jo, mirë e bëri dhe i lumtë që e bëri.

Na dha një provë se si ata që i zoti i prezantoi si “gomerë” apo “kuaj” në fushatë u zgjodhën për t’ja hipur popullit që i votoi.

Është një provë se këta që sundojnë me arrogancë përdhunojnë njeriun pasi i grabisin taksat.

Është provë që këta të pallojnë në çdo drejtim. Në nder, pronë e para. Ku të munden e me sa të munden.

Ku ta gjenim që video të tilla të kishte në zyrat e Tiranës ku grabiten tenderat dhe ata që i fitojnë madje me firma nënkontraktorësh të zyrtarëve të shtetit. Formë e re korrupsioni galopant kjo. Dmth, që dikush të fitojë një tender duhet që të paktën 60 të parave t’i nënkontraktojë me firmat e drejtorëve në bashki apo ministri.

Dhe këto gjëra kështu zbulohen me denoncime publike, se SPAK-u harxhon kohë e para publike me pleshtat e korrupsionit.

Ndaj ajo video-regjistrim është aset publik dhe shërbimi më i mirë që i bëhet publikut.

Përpara nevojës për transparencë, nuk del dot as etika e as privatësia. Për këtë të fundit të mendojnë vetë personazhet jo ne, jo publiku.