zoom

Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço thirret në SPAK, deputeti socialist do japë shpjegime

Një tjetër zyrtar i lartë shtetëror socialist thirret në godinën e SPAK.

Ish-ministri i Drejtësisë, aktualisht deputet i mazhorancës Nasip Naço, u pa sot paradite në Prokurorinë e Posaçme.

Ende nuk dihet arsyeja se pse është thirrur Naço në Prokurorinë e Posaçme, teksa detyra e fundit shtetërore si funksionar i lartë shtetëror ka qenë më shumë se shtatë vite më parë, kur ishte ministër për LSI-në.

Besohet se Naço, që vazhdimisht ka mbajtur mandatin e deputetit dy dekadat e fundit, mund të jetë thirrur për dosje të palëve të tjera dhe që mund të ketë dijeni për çështje nën hetim apo me interes.

Ish-ministri është paraqitur në SPAK i vetëm, ndërsa detaje të reja do të zbardhen në vijim. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura