Aplikacion
Kjo shumë është një faturë e lëshuar nga SPAK, në lidhje me dorëzimin e një kopjeje të akteve të dosjes, që ish-kreu i Shëndetësisë po kërkon.
Beqaj, i cili është nën hetim për “shpërdorim detyre” në koncesionin e Sterilizimit, ka kërkuar që SPAK të japë aktet e dosjes pa qenë nevoja të paguajë shpenzimet procedurale.
Në seancën e sotme, Beqaj nuk ishte prezent, por u përfaqësua nga avokati, ndërsa seanca u shty për një datë tjetër. Arsyeja ishte që kërkuesi të paraqesë provat në formën e kërkuar nga ligji.
Gjatë seancës avokati i tij ka pretenduar se duke qenë person në hetim nuk duhet të paguajë për të marrë aktet e dosjes dhe se shpenzimet procedurale mund të paguhen vetëm në fund të procesit. /ZOOM.AL/