Aplikacion
Hajdarmataj u shpreh se në aspektin e hetimit kjo çështje tanimë është e mbyllur, ndërsa shtoi se beson se krimi ka ndodhur kryesisht për motive të dobëta.
Sipas pohimit të ish-zyrtarit në “News 24”, motivi kryesor mund të jetë xhelozia ose tradhtia brenda çiftit.
“Mendoj se kjo çështje është e mbyllur tashmë në aspektin e hetimit. Në fund të fundit mendoj se krimi ka ndodhur kryesisht për motive të dobëta.
Besoj se ka një farë ngarkese edhe nga faktorë të jashtëm, për shembull tradhtia mund të shihet pak më ndryshe në krahina të ndryshme.
Rrethanat mund të ndryshojnë edhe nga trysnia e rrethit shoqëror. Motivet besoj janë xhelozia ose tradhtia nga ajo që shohim”, tha ai mes të tjerash. /ZOOM.AL/
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës