Që prej ditës së enjte ish kryesocialisti Fatos Nano ndodhet në një spital privat në Tiranë për shkak se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Burime për Zoom.al bëjnë me dije se ish kryeministri u mor me ambulancë ditën e enjte në shtëpinë e tij pasi kishte probleme me frymëmarrjen.
Aktualisht ai është i intubuar në reanimacion ndërsa gjendja e tij, fatmirësisht është drejt përmirësimit.
Ish kryeministri Fatos Nano është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.