Aplikacion
I ftuar në Prive ka folur gjerë e gjatë mbi konfliktin e tij me Romeon duke thënë se e kishin lënë për t’u takuar por sipas tij, ky i fundit u tregua “i pabesë”.
“Adoleshentët janë ndoshta pak më të lidhur me Donaldin. Por ajo që më ka pëlqyer te Iliri është që ai donte t’i ngjiste gjërat me shkallë e jo me ashensor. Nga të tjerë u bë një fushatë shumë e fortë, që dukej si politikë. Kërkonin ta merrnin atë gjë me zor.
Meridiani nuk la përmendur faktin që në disa raste me deklaratat që ai bënte jashtë shtëpisë është kërcënuar nga Romeo.
“Isha në shtëpinë time për qejf dhe po bëja një status për të sqaruar një shprehje që kisha thënë unë. Ne duam të jemi ‘openmind’ po nuk jemi. Unë besoj që për këdo këtu krenaria e një mashkulli është femra që ka në krah. Këtë po e sqaroja në “Instagram”, kur më vjen një telefonatë me një trashje zëri. Në Shqipëri nuk shkon kjo, ose je artist ose je i fortë. Më vjen një telefonat për t’u takuar dhe unë e prita me shumë qytetari. E lamë për t’u takuar, pastaj këtu më është bërë një padrejtësi, sepse pas telefonatës është bërë një status denigrues ndaj meje që i bëri thirrje publiktu për të nisur një hashtag për mua.”- ka zbuluar ai.
Thuhet se të dy binjakët në hequr dorë edhe nga emisioni që Top Channel i mundësoi “Më lër të flas” dhe kjo për shkak se Donaldi nuk arriti të merrte çmimin e madh prej 100 mijë euro./L.K
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet