zoom

Bota

Ish-kampioni i boksit, Mike Tyson akuzohet sërish për përdhunim

Mike Tyson është përballur me një akuzë të re për përdhunim. Mediat italiane shkruajnë se denoncimi është bërë nga një grua në New York kundër ish-kampionit të boksit.

Ajo e ka akuzuar se në fillim të viteve 1990 është abuzuar nga një limuzinë nga ish-kampioni.

Deklarata e gruas nuk jep një datë për sulmin, por thotë vetëm se ai ndodhi në fillim të viteve 1990, afërsisht në të njëjtën kohë kur konkurrentja Desiree Washington tha se Tyson e përdhunoi atë në Indianapolis.

Kujtojmë se Mike Tyson u shpall fajtor për përdhunimin e modeles Desiree Washington më 10 shkurt 1992 dhe kreu tre vjet burg.