zoom

Stil

Ish-i i saj, sot me Luiza Gegën/ Atletja i kthehet Klodiana Shalës: Viktimizohet për vëmendje

Pak kohë më parë, ish-sportistja Klodiana Shala do të zbulonte për publikun një detaj të panjohur, rreth jetës private. Ish-partneri i saj, sot është në krah të Luiza Gegës, të cilën sipas Shalës, atleten e suksesshme e ka rritur vetë.

“Jemi njohur kur isha 18 vjeç e gjysmë dhe jam ndarë kur u bëra 33 vjeç. Janë goxha vite. Kam një tip që edhe po të kisha ndonjë gjë të keqe nuk dua ta them, sepse 14 vite nuk janë pak. Nuk më mbajti njeri me zor gjatë asaj kohe. Erdhi një pikë që nuk kishim më respekt për njëri-tjetrin. Por jeta vazhdon, ai vazhdon karrierën pas medaljeve të mia. Ai sot është në krah të Luizës. I uroj të dy kur marrin medalje. Edhe Luizën sepse atë pothuajse e kam rritur vetë.

Si Luiza edhe shumë sportistë të tjerë vinin në shtëpinë tonë. Sepse thoja gjithmonë mua sikur zoti m’i sjell njerëzit që kanë shumë probleme, s’kanë mundësi ekonomike. Dhe kam dashur që të shkojnë të gjithë shumë larg kur kanë talent. Ky ka qenë parimi im, pavarësisht e dinë apo s’e dinë, unë e bëj me dëshirë,”- tregoi Shala për “S’e luan topi”.

Deklarata shkaktoi jo pak reagime në rrjet. Së fundmi, vetë Gega ka folur lidhur me situatën në fjalë.

“Nuk asgjë për të thënë, sinqerisht jam kaq shumë në fokus tek punët e mia. Nuk është se çuditem nga asgjë që thotë Klodi pasi gjithmonë do gjejë diçka viktimizuese për të patur pak vëmendje. Mund të them vetëm kaq: Kurrë po kurrë, jo vetëm Klodit por askujt jo ti kem bërë keq, por as se kam çuar nëpër mendje. S’kam pasur kurrë konflikt, me Klodin jo e jo, por me asnjë. Ajo që më bën përshtypje është që Klodi flet akoma për një histori të mbyllur më shumë se para 10 vitesh dhe për mbajtje me bukë që ju ka bërë njerëzve nuk është aspak e vërtetë. Por dhe sikur të jetë, më duket shumë gjë e ulët ta përmendësh. Gjithsesi nga Klodi dëgjoj kaq shumë gjëra dhe asgjë s’të bën më përshtypje asgjë”, u shpreh Luiza Gega për “Panorama Plus”, duke iu kundërpërgjigjur kështu akuzave të bëra në drejtim të emrit të saj.

Nga ana e saj, në çdo dalje publike, Luiza Gega ka bërë me dije se është vetëm.

“Nuk besoj që tremb njeri, thjesht koha ime shumë e kufizuar më pengon. Jam e shoqërueshme si natyrë, më pëlqejnë njerëzit me sens humori,”- do të shprehej ajo kohë më parë.

Klodiana dhe tashmë ish-partneri i saj, Taulant Stërmasi janë njohur në gusht të vitit 1996, pikërisht në ditën e ditëlindjes së saj.

“Ai merrej me futboll dhe zhvisheshim në të njëjtën palestër. Ka qenë dashuri me shikim të parë. Pas katër-pesë muajsh kemi filluar të bashkëjetojmë, ndërsa trajneri im personal është bërë në vitin 2002,”- kështu e ka treguar njohjen e saj me Taulant Stërmasin, Klodiana, në një intervistë të dhënë në vitin 2010 në një nga revistat shqiptare./ Zoom.al