Aplikacion
Që prej datës 1 mars, ai është tashmë një nga panelistët e Fjodora Fjorës në programin e saj “Ditë pas dite”, ku ndan opinionet e tij me publikun për çështje të ndryshme.
Së fundmi ai ka rrëfyer lidhur me eksperiencën e të qenurit banor i reality shoë-t më të ndjekur kudo në botë. Ai ka folur për vështirësitë që hasen jo vetëm brenda shtëpisë.
“Shtëpia e “Big Brother” është një psikiatri e vogël. Trysnia vazhdon edhe pasi del nga shtëpia. “Big Brother” nuk mbaron pasi përfundon spektakli, por vazhdon gjatë, madje çfarë kam njohur nga banorët që kanë dalë së fundmi, u them se pas dy viteve do ta merrni veten”- ka treguar Anaidi.
Sipas Anaidit Big Brother është si një psikiatri ku gjatë gjithë kohës ndodhesh nën presionin e kohës./L.K
/Zoom.al