zoom

Aktualitet

Ish-deputete dhe kandidate për Bashkinë e Korçës, Ledina Alolli paraqitet në SPAK

Një tjetër përfaqësues i politikës përfundon në dyert e SPAK-ut për të dhënë shpjegime në lidhje me fakte apo çështje që ka dijeni, ose që duhet të japë sqarime para prokurorëve.

Këtë herë është nga kampi opozitar. Bëhet fjalë për Ledina Alolli, ish-deputete e PD-së dhe kandidate për Bashkinë e Korçës në vitin 2023.

Ajo u pa teksa u paraqit sot në SPAK e vetme. Ende nuk jepen detaje për shkakun e thirrjes dhe çështjen me interes, teksa pritet që SPAK dhe vetë Alolli të japin sqarime publike. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura