zoom

Lajme

Ish-burri i Drenusha Latifit bëhet pjesë e Big Brother Vip, këngëtarja: Je dhunues

Ish-burri i Drenusha Latifit është bërë pjesë e Big Brother ViP. Ai është konkurreti më i ri në garë dhe do të bashkëjetojë brenda shtëpisë me ish-gruan, e cila e ka akuzuar për dhunë.

Këngëtarja u përball me të brenda shtëpisë ku e quajti një njeri dhunues, manipulues e mashtrues. Ndërsa Atilla Kartesh akuzoi ish-Miss Kosovën se po përpiqej ta nxirrte si monstër dhe si baba të keq.

Pjesë nga përballja:

Atilla: Fëmijët janë mirë

Drenusha: Çfarë është kjo surprizë? Nuk kam çfarë e pyes këtë njeri, përveç atyre dy fëmijëve që kemi bashkë, nuk kam qejf të kem asnjë lloj komunikimi.

E paska cinizmin që ka pasur gjithmonë. Karshi këtij njeriu ndjej asgjë, deri vonë kam pasur njëlloj inati për shkak se s’kemi pasur një bashkëpunim për hatër të fëmijëve. Por tani s’më bën përshtypje ky njeri.

Ka kaluar një periudhë e gjatë kur jemi ndarë, kanë kaluar dy vite, është munduar të më nxjerrë gënjeshtare edhe si nënë e keqe, pavarësisht sakrificave që kam bërë për të e fëmijët tanë.

Atilla: I kemi dëgjuar këto në nja 30 programe të ndryshme, sa i përket falënderimit

Drenusha: Sjellja e tij vijon të jetë dhunuese

Atilla: E bëre monolog, s’kam asgjë për t’i thënë, i tregova që fëmijët janë mirë. Po nxirrem si monstër, edhe jam baba i keq, nuk mund t’i pres këto muhabete me buzëqeshje

Drenusha: Ke qenë dhunues dhe nuk mund ta mohosh atë fakt kurrë në jetën tënde, mirë është të kërkosh falje. Ti banor mund të bëhesh, si ish-burri Drenushës? Paske vuajtur për famë, pse s’na tregove më herët të të kisha bërë të famshëm, jo tani. Të paska ardhur të vish mbas meje që të bëhesh i famshëm.

Njeri më manipulues dhe mashtrues nuk ekziston. Unë s’kam thënë që është baba i keq, apo i ka bërë diçka fëmijëve.

Mendohu se ku po vjen

Atilla: Dhunues?

Drenusha: Po dhunues fizik

Atilla: Interesante, për t’u parë. Të akuzosh dikë dhunues duhet të kesh fakte. Pallavra, a e njeh

Drenusha: Të ka mësuar avokati yt

Atilla: Do të kisha qejf që edhe ty të kishte mësuar diçka.

Drenusha: Vazhdo me mashtrimet e tua. Lojërat mund të bësh, sepse je ekspert.

Ne dy gratë e tua të fundit të njohim shumë mirë, që t’i je dhunues. Je dënuar për dhunë sa i përket gruas tjetër, ajo ka qenë më e mençur kurse unë më budallaqe, që s’të kam denoncuar me kohë.

Mund të qeshësh, dhunuesit si ky qeshin.