zoom

Stil

Ish-bashkëshorti e quajti gënjeshtare, reagon shoqja e Ledionës: Arrogant!

Pas akuzave të ish-bashkëshortit se gazetarja Lediona Xheladinaj po viktimizohet dhe gënjen brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, reagoi shoqja e ngushtë e Ledionës.

Gazetarja Jonida Mukaj, mohoi që ajo që thotë ish-bashkëshorti i Ledionës është e vërtetë.

Sipas saj, vajza e Ledionës i viziton vazhdimisht familjarët nga ana e babait, duke e akuzuar këtë të fundit se pengesë për të takuar vajzën është vetë ai dhe jo Lediona.

“Kjo është një histori dhe marrëdhënie e përfunduar më shumë se 10 vite më parë, sot vajza është 12 vjeçe. Jam e shqetësuar nga statusi, nga e gjithë arroganca dhe e pavërteta që ka shkruar personi aty. Nuk është asgjë e vërtetë aty. Familjarët e Ledionës kanë kontaktuar dje. Familjarët e zotërisë që ka komentuar gëzojnë shumë respekt për Ledjonën.

Vajza ikën tek familja e ish-bashkëshortit të Ledionës sa herë që kanë festë e gëzim. Fakti që ai zotëri ka krijuar një jetë tjetër, është apo jo zonja në fjalë që as nuk e njohim se kush është, që e pengon ndoshta për iu afruar së bijës apo është vajza ajo që refuzon nuk është në përgjegjësinë e Ledionës”, tha mikja e Ledionës në një intervistë në “Top Channel”.

Banorja e “Big Brother Vip”, Lediona Xheladinaj komentoi brenda shtëpisë marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, që është dhe babai i vajzës, duke thënë se me të ka një marrëdhënie të mirë.

Por Lediona gjithashtu u shpreh se vajzën e ka rritur me shumë vështirësi, e vetme, dhe madje e ka lënë në shtëpi vetëm dhe pa ngrënë pasi i është dashur të bëjë 3 punë.

Pas deklaratës së saj, reagoi ish-bashkëshorti Jorgen Xoxi, duke përgënjeshtruar Ledionën.

Në fakt, këto pretendime bien ndesh me komentin e lënë nga Jorgen Xoxi që është ish-bashkëshorti i Lediona Xheladinajt dhe babai i vajzës së saj.

“Mendimi i drejtë nga ana juaj se ajo zonja e vërtetë e ka kujdestari fëmijën por mos të viktimizohet se e di shumë mirë ajo kush e ka rritur, mbajtur, kush e ka veshur, kush e ka dërguar në shkollë etj, etj,.

Ajo do famë por mos të përdorin gënjeshtrat e të përdorin fëmijën sepse e njohin të gjithë personalitetin e secilit“, shkruan ish-bashkëshorti i Ledionës në “Facebook”.