Aplikacion
Ai pretendoi se Rudina nuk e lejonte të takonte vajzën, Viktorian.
“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”, u shpreh ai.
Por në një intervistën të dhënë së fundmi, Rudina i ka kthyer sërish përgjigje, duke e akuzuar se po bën show për të tërhequr vëmendjen e portaleve.
“Unë nuk kam absolutisht aspak problem tashmë kur njerëzit kërkojnë vëmendje dhe famë, t’i injoroj. Patjetër që e drejta është shumë e thjeshtë për t’u gjendur dhe do e gjejmë të drejtën se kush mendon që i ka rënë në qaf njëri-tjetrit apo çdo njeri që shënjestron dikë.
Është e rëndësishme që të ketë tentuar ta zgjidhë njëherë përtej portaleve. Nëse unë dal sot dhe bëj ‘show’. E di çfarë më kujton kjo situatë, ishte një blogere e huaj në rrjetet sociale që jepte këshilla për fëmijët dhe ndërkohë fëmijët e vet i abuzonte, i linte pa ngrënë etj. Pra, me pak fjalë çfarë shfaqim ne dhe çfarë bëjmë në realitet është shumë relative”, tha Rudina Dembacaj.