Policia ka vënë në hetim aktorin e humorit, Dritan Brahimi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një shpend e mbrojtur me ligj.
Kontrollet u ushtruan pasi videon, Brahimi e postoi në rrjetin social TikTok.
Shpendi aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër.
Tan Brahimi ka qenë aktor humori në programin Al Pazar. Gjithashtu ai ka qenë pjesë e formatit ‘Big Brother Vip 2’.