Aplikacion
Për të inspektuar ecurinë e punimeve ishte sot në kantier, Kryeministri Edi Rama, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja. Për ironi të fatit, kryeministri kishte marrë me vete dhe kreun e PS për qarkun, njëkohësisht sekretar i partisë, Damian Gjiknuri, i cili vetëm dje kaloi 7 orë intensive pyetjesh në SPAK, për çështje të ndryshme, nga koncesionet, inceneratorët, e deri tek McGonigal.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edhe punës për sistemimin e mjedisit përreth, pasi i gjithë peizazhi do të marrë një vlerë të madhe promovuese.
“Cirkuiti i Formula Uno, nëse ne do ta kemi gati në 2027 për garën e parë, duhet që ne nga ana jonë ta shohim, jo thjeshtë nga pikepamja teknike dhe nga pikëpamja e parametrave që ka vet Cirkuiti, por dhe nga pikëpamja e peizazhit sepse është një promovim shumë i madh për Shqipërinë. Kështu që, duhet bërë paralelisht një projekt për gjithë sistemimet rreth e rrotull që imagjinohet që janë pjesë e imazhit të kamerave.
Më tej ai inspektoi punimet nga afër dhe foli për premisat e të ardhmes që sjell ky investim.
“Që do të thotë që edhe për shtëpitë rreth e rrotull, edhe për peizazhin, për kodrat per të gjitha, për mbjellje pemësh, për konsolidim të imazhit të fasadave, për të krijuar një pamje që të jetë e gjitha një pamje e një vendi tërheqës. Dhe përpos kësaj, duke pasur parasysh që ajo sjell 50 mijë, 60 mijë, 70 mijë, 100 mijë njerëz që vijnë e ndjekin si spektatorë, duhet pasur parasysh që edhe gjithë segmentet nga vihet të jenë me standarde estetike të larta. Kështu që duhen punuar paralelisht me këtë. Duhet të ecim shumë fort që në 2026-ën të mbarojë ky projekt”, tha Rama.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat