zoom

Aktualitet

Ironi e fatit! Po shqyrtohej huaja për OSHEE-në, ikin dritat në Komision

Energjia elektrike është ndërprerë për disa minuta sot në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë ku po zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Megjithatë mbledhjet kanë vijuar dhe pa drita, teksa për ironi të fatit në komisionin e Ekonomisë raportonte kreu i OSHEE-së, Ardian Çela, ndërsa në Komisionin e Ligjeve zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja.

Nuk kanë munguar batutat e deputetëve që e kanë marrë me sportivitet situatën e krijuar. Ndërsa dhe vetë Çela ka qeshur në komisionin e Ekonomisë.

“Edhe aeroplani bie, edhe avioni bie, megjithatë shoh që mikrofoni është i ndezur, duhet parë çelësi i brendshëm”, tha Çela.

Ndërsa deputetja e PS, Ermonela Felaj që ishte duke folur tek Ligjet tha se masat janë marrë si duhet.

“Ja i kemi marrë masat si duhet, që edhe në krizë puna të vijojë normalisht”, tha ajo.