zoom

Bota

Irani kërcënon Izraelin, Raisi: Një veprim i vogël kundër interesave të Iranit dhe do të ketë…!

Presidenti Ebrahim Raisi ka paralajmëruar se “veprimi më i vogël kundër interesave të Iranit” do të përballet me një përgjigje “të ashpër, të gjerë dhe të dhimbshme”.

Në një telefonatë me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani të hënën, presidenti tha se sulmi i Iranit ndaj Izraelit këtë fundjavë ishte një akt “mbrojtjeje legjitime”.

“Siç e kemi njoftuar zyrtarisht operacioni i “Premtimit të ndershëm” u krye me sukses me synimin për të ndëshkuar agresorin. Tani ne deklarojmë me vendosmëri se veprimi më i vogël kundër interesave të Iranit patjetër do të përballet me një përgjigje të ashpër, të gjerë dhe të dhimbshme kundër të gjithë autorëve të tij”, tha Raisi.

“Premtimi i ndershëm” ishte emri i sulmit të paprecedentë të Iranit, i cili lëshoi drone dhe raketa në Izrael gjatë një periudhe pesë-orëshe – pothuajse tërësisht të kapur nga ushtria izraelite dhe aleatët e saj. Izraeli është zotuar të përgjigjet dhe po peshon opsionet e tij për ta bërë këtë.

Në thirrje, Katari “theksoi nevojën për të reduktuar të gjitha format e përshkallëzimit dhe për të shmangur zgjerimin e konfliktit në rajon”. tensionet janë rritur s♪7rish dhe ekspertët ndërkombëtarë, sipas mediave të huaja, mendojnë se Izraeli nuk do qëndrojë pa u kundërpërgjigjur. /ZOOM.AL/