Aplikacion
Ndërkohë që zbrisnin në brigjet shqiptare, ai i kërkoi në miku të ndërmjetësonte një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Gjatë darkës, Rama i dashur, bisedoi gjatë me Kushner duke i thënë se si shpesh brigjet e mrekullueshme të Shqipërisë injorohen nga turistët e pasur, që shkojnë në Itali e Greqi.
“Kushner nuk përmendi investime. Ai vetëm pyeti për Shqipërinë”, rikujton Rama. “Ishin të panjohur me Shqipërinë”.
Kushner-ët ikën ditën tjetër. Kur ata u takuan sërish në Davos, disa muaj më vonë, Rama tha se Kushner i shprehu atij se i pëlqente Shqipëria. Kushner pati takuar Mohamed Alabbar, investitorin miliarder nga Emiratet, që po zhvillon një projekt luksoz në portin e Durrësit dhe të dy ata diskutuan për investime të mundshme, thotë Rama. “Unë i thash se kjo do të ishte e mrekullueshme”.
Kushner e vizitoi Shqipërinë sërish në verën e 2023-shit me një enturazh më të madh, përfshirë Richard Grenell, një aleat të Trump, që shërbeu gjatë mandatit të parë si i dërguari i tij në Ballkan. ”Qëndruan rreth 1 javë dhe vizituan site të ndryshme. Këtë herë Kushner ishte i drejtpërdrejtë; jemi të gatshëm të investojmë”, thotë Rama.
Më 30 dhjetor të vitit të shkuar, vetëm 3 javë nga inaugurimi i dytë i Trump, qeveria shqiptare i dha miratim paraprak projektit të Kushner, për zhvillimin e një resorti luksoz 1.4 mld dollarësh në Sazan, ishulli i vetëm i Shqipërisë. Ky është projekti më i kushtueshëm i firmës së tij private, Affinity Partners, që Kushner ngriti pasi Trump mbaroi mandatin e parë, kryesisht me fonde saudite.
Marrëveshja me Shqipërinë është një dritare e perandorisë së biznesit që Kushner ka ngritur që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë, ku ishte këshilltar i Trump dhe figurë e rëndësishme e politikës së jashtme.
Para hyrjes së tij në politkë, Kushner ishte një zhvillues pronash, me fokus Nju Jorkun. Tani ai ka krijuar një portofol me prona në Europën lindore, Gjirin Persik dhe Amerikën Latine. Shumë nga këto marrëveshje u lehtësuan nga lidhjet që ai krijoi kur ishte në qeveri.
Kushner thotë se modeli i tij i biznesit bazohet në aftësinë për të parë trendet e biznesit përpara të tjerëve. “Jam shumë rehat të jem antikonformsit,” thotë ai për FT. “Isha i gatshëm të mbështes Trump kur njerëzit në rrethin tim mendonin se nuk ishte lëvizje popullore apo e zgjuar. Besoja se mund të bëja përparim në Lindjen e Mesme kur të gjithë thoshin se isha i çmendur.”
Edhe para se Trump të fitonte rizgjedhjen, Kushner u përball me pretendime për konflikte të mundshme interesi. Demokratët kanë sugjeruar që investitorët në Gjirin Persik mund ta shohin ndarjen e fondeve për Kushner si një mënyrë për të fituar favorin e Trump.
Këto pyetje ka të ngjarë të rriten vetëm tani që Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Kushner nuk po merr një rol zyrtar, por ai është vënë në dispozicion për të këshilluar
Në Beograd, kryeqyteti i Serbisë, Affinity ka marrë me qira ish-ministrinë e Mbrojtjes jugosllave, që do të kthehet në një hotel luksoz dhe kompleks rezidencial. Presidenti serb, Aleksandr Vučić, që ka pasur marrëdhënie të mirë me administratën e Donald Trump, tha se ishte krenar për projektin. “Do të sjellë më shumë investitorë- dhe më shumë nejrëz në Beograd”, tha ai. “Është gjë e mirë për marrëdhënien serbo-amerikane”.
Grenell, që ka qenë shumë i përfshirë me diplomacinë e Ballkanit Perëndimor e ka prezantuar marrëveshjen si një tentativë për të përmirësuar lidhjen e Serbisë me perëndimin dhe largimin e saj nga ndikimi rus, shpirti i saj binjak.
“Grenell nuk iku kurrë”, thotë Zorana Mihajlović, ish-zv.kryeministrja serbe. “Ai ka qenë gjtihmoë këtu”.
Edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama është i lumtur për investimin e Kushner. Afërsia e Trump me marrëveshjen e resortit luksoz “është një vlerë e shtuar e madhe, nuk mund ta fsheh”, thotë ai. “Pasi Jared njoftoi marrëveshjen, çmimet e pasurive të paluajtshme në rezortin e afërt të Vlorës patën një rritje të dukshme.” Duke u fokusuar te klientët super-luksoz, projekti i Kushner do të ndihmojë Shqipërinë të përfitojë nga turizmi pa shkaktuar aq dëme në rezervat e ruajtjes sa një zhvillim masiv i tregut, thotë Rama. “Ne kemi nevojë për super luks në këtë vend, ashtu si shkretëtira ka nevojë për ujë,” shton ai. “Ajo që mund të fitosh nga 500 jahte është e njëjtë me atë nga 40.000 turistë me buxhet”.
Por është Lindja e Mesme që paraqet rreziqe dhe mundësi. Më herët, Kushner e përshkruante princin saudit, Mohammed bin Salman Al Saud si një mik dhe tha se ata dy kishin komunikim të vazhdueshëm. Ai tregoi se Trump fyri në Shtëpinë e Bardhë me qëllim për t’u treguar i ashpër me Arabinë Saudite, deri sa bin Salman i tregoi Kushner planet e tij për të liruar vendin nga politikat ekstremiste.
Me pak fjalë, Arabia Saudite u zgjodh si vizita e parë jashtë shtetit e Trump. “Kushner ka një marrëdhënie të ngushtë me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe ata që janë marrë me të thonë se ai ka njohuritë e duhura kulturore për të vepruar në rajon,” thotë Helima Croft, një ish-analiste e CIA-s, e cila tani është kreu i kërkimeve për Lindjen e Mesme në RBC Capital Markets. “Ai ka tendencë të dëgjojë më shumë sesa të ligjërojë, dhe kalon kohën me lojtarët kryesorë.
“Nëse administrata Trump është serioze për normalizimin e marrëdhënies midis Arabisë Saudite dhe Izraelit unë dyshoj se ata do të duan të kenë Jared në ekip, edhe nëse ai është më në prapavijë këtë herë.” Ndërsa ai nuk po merr një punë në administratë, ai thotë “Unë jam këtu për të ndihmuar dhe për të dhënë këshilla sipas nevojës”. Megjithatë, edhe një rol jozyrtar në diplomacinë e administratës do të çojë në kritika të mëdha. Që nga krijimi, Affinity është parë në mënyrë të dyshimtë në Uashington, veçanërisht në mesin e ligjvënësve demokratë, të cilët i kanë karakterizuar milionat në tarifat vjetore që fiton nga investitorët sauditë dhe me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe si akte të ndikimit të huaj.
“Investitorët e Affinity mund të mos motivohen nga konsiderata komerciale, por përkundrazi nga mundësia për të kanalizuar paratë e qeverisë së huaj tek anëtarët e familjes së Presidentit Trump, domethënë Jared Kushner dhe Ivanka Trump”, tha senatori Ron Wyden si pjesë e një hetimi të komitetit financiar të Senatit për fondin. Shqetësimi midis disa ekspertëve të sigurisë kombëtare është se Kushner po përfiton nga lidhjet e krijuara gjatë kohës së tij në qeveri dhe se, duke pasur parasysh lidhjet e tij të ngushta me Trump, ai mund të përdoret për t’i shërbyer interesave të shteteve të huaja në çështje të vështira diplomatike. Wyden dhe Jamie Raskin, një anëtar i komitetit të Kongresit për mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë, kërkuan në tetor që Departamenti i Drejtësisë të caktojë një këshilltar special për të hetuar marrëdhëniet e biznesit të Kushner.
“Ndërsa është në listën e pagave të qeverisë saudite, Kushner po shërben njëkohësisht si konsulent politik i ish-presidentit Trump dhe vepron si diplomat në hije dhe këshilltar politik i princit të kurorës saudit Mohammed bin Salman dhe drejtorëve të tjerë të huaj. Pavarësisht se janë të angazhuar në aktivitete të thjeshta politike”, thanë ata në një deklaratë.
Pavarësisht kritikave, Kushner nuk është akuzuar kurrë për keqbërje. “Këta djem nuk do ta pranojnë që kam një histori të jashtëzakonshme suksesi në Lindjen e Mesme,” thotë ai për politikanët demokratë. “Unë i kam ato marrëdhënie të shkëlqyera për shkak të suksesit që arrita, gjë që më kritikuan për përpjekjen për ta bërë në çdo hap të rrugës.”
Kushner thotë se Affinity ka vepruar gjithmonë siç duhet. “Shumë nga këta njerëz do të thonë se gjithçka është një konflikt. Nuk do ta lejoj këtë të më ndalojë.” Disa ekspertë të etikës besojnë se Trump dhe anëtarët e familjes së tij mund të ndihen të fuqizuar për të vepruar pa u ndëshkuar pjesërisht duke pasur parasysh sjelljen e Joe Biden dhe djalit të tij Hunter, të cilët u përballën me kritika për marrëdhëniet e tij të biznesit, përfshirë Ukrainën. Hunter Biden u dënua për një vepër të veçantë që nuk lidhej me marrëdhëniet e tij të biznesit për të cilat ai mori falje. Richard Painter, ish-shefi avokat i etikës në Shtëpinë e Bardhë në administratën e George W Bush, thotë se në mënyrë ideale fëmijët e presidentit – dhe dhëndri i tij – do të tërhiqeshin nga transaksionet e biznesit që mund të krijonin pamjen e konfliktit të interesit.
Në të kaluarën “kuptimi ishte se anëtarët e familjeve të presidentëve duhet të shmangin situatat që mund të japin pamjen se njerëzit po bëjnë biznes me ta për të krijuar favore te presidenti”, thotë ai. “Por për fat të keq, unë mendoj se si nga administrata e parë Trump ashtu edhe nga administrata e Biden me Hunter Biden…ky rregull është shkelur”./FinancialTimes