zoom

Aktualitet

Investimi në Sazan/ Artur Meçollari: Pse kur gazetarët kërkojnë informacion, Begaj fshihet?

Ish-zv.komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari reagoi pas vendimit për t’i dhënë statusin e investitorit strategjik dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

Në rrjetet sociale, vuri në pikëpyetje qëndrimin që po mban presidenti Bajram Begaj për këtë çështje. Ai ngriti dyshime se projekti është në përputhje me interesin kombëtar sepse Begaj nuk jep informacion për gazetarët.

Postimi i plotë:

Barjami e ka nxjerrë Ishullin e Sazanit nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes.

Qeveria miraton investimin strategjik të dhëndrit të Donald Tramp.

Nëse është në përputhje me ligjin dhe interesin kombëtar, përse kur gazetarët i kërkojnë informacion Barjami fshihet mbas “sekretit shtetëror”?

Vendimi i AIDA shprehet “Referuar dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Nr. 398, datë 02.12.2024, “Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, miratuar me dekretin Nr. 8593, datë 17.06.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë”, rezulton që struktura “Rajon stërvitje dhe qitje detare Sazan, Vlorë”, del jashtë Planit të Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura. Është dekret i klasifikuar.

Postime të lidhura