zoom

Aktualitet

Investigimi/ Shkeljet e Arben Rakipit te Magjistratura dhe dritëhijet e punonjësve

Emisioni investigativ Plug në Syri Televizion, ka denoncuar një rast që lidhet me drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.

Ish-gjykatësi i periudhës së diktaturës, që mbajti postin e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit në vitet 1997-2002, i akuzuar nga Partia Demokratike si shërbëtor i socialistëve, sot drejton në shkelje të plotë të ligjit, Shkollën e Magjistraturës, institucionin e vetëm në vend që prodhon prokurorët dhe gjykatësit që duhet të hetojnë krimin e organizuar apo korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Sipas rregullores së Shkollës së Magjistraturës, hartuar nga vetë Arben Rakipi, dhe ligjeve përkatëse, drejtorit të kësaj shkolle nuk i lejohet të kryejë biznes privat. Por Arben Rakipi së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij janë themelues dhe pronar të studios ligjore “Rakipi & Partners”, e themeluar në vitin 2020, periudhë kur Arben Rakipi drejtonte gjithashtu shkollën e Magjistraturës. Shkelja e ligjit dhe rregullores së shkollës së magjistraturës nga Arben Rakipi për konfliktin e interesit nuk janë i vetmi skandal.

Studio ligjore e familjes Rakipi, rezulton se është përfaqësues ligjor i Erion Veliajt, përballë prokurorëve të SPAK që prej muajsh janë duke e hetuar familjarisht për katër vepra penale. Kjo marrëdhënie nuk është e rastësishme, ku studio ligjore e drejtorit të shkollës së Magjistraturës, ofron mbrojtjen e kryebashkiakut të Tiranës. Emisioni Plug ka denoncuar më herët, se Arben Rakipi ka qenë i angazhuar profesionalisht në OJF-t e Ajola Xoxës për reformën në drejtësi.

Por jo vetëm qëndrimi në detyrë në kushtet e konfliktit të interesit dhe në shkelje të hapur të ligjit, por Arben Rakipi e ka kthyer shkollën e Magjistraturës në institucion për punësimin e familjarëve të tij. sipas verifikimeve dhe denoncimeve në media, Arben Rakipi ka punësuar në shkollën e magjistraturës bashkëshoren dhe motrën e tij, ku njëra është pedagoge dhe eksperte dhe tjetra shefe departamenti. Në studion e Arben Rakipit janë aksioner dhe ish prokurori Ermir Beta, i cili dha dorëheqjen nga detyra për ti shpëtuar vettingut, si dhe Romina Zano, një juriste e cila ka qenë e angazhuar profesionalisht në Fondacionin Shoqëria e Hapur të George Soros.

Pra Arben Rakipi vendos firmën në rregulloren për Shkollën e Magjistraturës, që nga sa duket një Rregullore perfekte. Por të njëjtën firmë e vendos sërish mbi disa dokumente të kompanisë së tij private në shkelje të rregullores së sigluar nga ai, e për më tepër në shkelje të rëndë të ligjit për këtë institucion. Por këto lëvizje duket se kanë një prapavijë e lidhje të forta politike e interesash, e konfirmuar jo vetëm nga e kaluara e Arben Rakipit e angazhimi i tij profesional pran OJF-ve të Erjon Veliajt e Ajola Xoxës, por duket se edhe anëtarët e tjerë të kësaj zyre, kanë po të njëjtin bacground.

Nga akti themeltar mësuam se 65 përqind të aksioneve të studios ligjore Rakipi & Partners i zotëron Arben Rakipi dhe familjarët e tij, ndërsa 20 përqind të aksioneve i zotëron Ermir Beta dhe 15 përqind Romina Zano.

Ermir Beta është një ish- Prokuror i cili edhe pse në moshë relativisht të re dhe me një karrierë të saponisur si prokuror dha dorëheqjen nga detyria me qëllim që të shmangte kontrollin e pasurisë së tij por edhe aspektin profesional.

Detyrën e fundit ka qenë si Prokuror i Beratit, ku mësohet se ka shënuar edhe një prej shkeljeve ligjore, për të cilën është penalizuar. Në dhjetor të vitit 2013, ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla mori ndaj Betës masën e uljes në detyrë, nga Prokuror në Oficer të Policisë Gjyqësore për një periudhë prej 6 muajsh.

Sipas vendimit të kryeprokurorit të kohës, Ermir Beta në kundërshtim me normat e etikës së prokurorit ka komunikuar në mënyrë informale me palët në një proces hetimi, të ndjekur prej tij. Mediat në atë kohë shkruanin se Beta, ka pasur kontakte me babain e një të arrestuari dhe ka dhënë udhëzime për çështjen që kishte në hetim. Kjo ngjarje ka lidhje me ish-shefin e Rendit të Kuçovës, Enton Softa, i cili u akuzua nga prokuroria në 2013 për afera korruptive në Prokurorinë e Beratit.

Softa dyshohej se në periudhën mars-prill 2013 i kishte kërkuar 8 milione leke babait të një të arrestuari, duke i premtuar se do të ndërhynte te prokurori i çështjes, Ermir Beta, për t’i liruar të birin. Ai u arrestua me 8 milionë lekë me vete, të cilat dyshohej se po i dorëzonte te vendimmarrësit e çështjes. Mbetet I paqartë roli i ish-prokurorit në atë çështje, por e gjitha u mbyllë veç me ulje në detyrë.

Romina Zano në jëtshkrimin e saj shkruan se ka përfunduar studimet në vitin 2013. Prej vitit 2014 ajo ka dhënë ekspertizë ligjore pranë organizatave të ndryshme përfshirë dhe Qëndrën A.L.T.R.I me drejtuese Eda Nocka e cila së fundmi është përzgjedhur si eksperte dhe në komisionin Anti-Korrupsion të Fatmir Xhafës. Kjo qëndër ka si donator Fondacionin Shoqëri e Hapur.

Romina Zano, që prej vitit 2015, ka punuar, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në hartimin e studimeve dhe raporteve të ndryshme për përmisimin e legjistacionit në fushën e mbikqyrjes financiare, të taksave dhe tatimeve, të shpronësimit publik etj.

Prej vitit 2014 ka punuar pranë studios ligjore Rakipi & Partners. Por ajo që bie në sy në jetshkrimin e Romina Zanos është angazhimi i përhershëm pranë Organizatave të financuara nga Xhorxh Soros, i faktuar tashmë si financuesi i Reformës në Drejtësi madje edhe arkitekti i saj nëpërmjet individëve të formuar financuar e lidhur ngushtësishtë me të. Syri Tv/