zoom

Aktualitet

Interpol Tirana arreston në Gjermani 42-vjeçarin e kërkuar për narkotrafik

Një shqiptar në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana është arrestuar në Gjermani.

Si pjesë e një hetimi, oficerët e komisariatit të policisë Bad Kötzting morën dijeni për një 42-vjeçar shqiptar, me banim në Lamer Winkel, i cili ishte një person në kërkim ndërkombëtar.

I kërkuari ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar për trafik droge, teksa 42-vjeçari u arrestua në Bad Kötzting.

Në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Publike të Nurembergut, shqiptari u soll para gjykatësit përgjegjës hetues në Gjykatën e Qarkut të Regensburgut, i cili konfirmoi urdhër-arrestin ndërkombëtar dhe lëshoi një urdhër ndalimi.

Shqiptari u dërgua në një institucion dhe tashmë është në pritje të ekstradimit në Shqipëri. /ZOOM.AL/