Aplikacion
Zikaltërit kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë. Një top tokazi i Bastonit rezultoi si një penallti në lëvizje për Darmian, i cili me të majtën ia doli të realizojë.
Dimarco vendosi në provë Meret në fillimin e pjesës së dytë, e menjëhershme ishtë përgjigja e “gardianit”. Ekipi i Inzaghit flirtoi me golin e dytë, Jesus devijoi një top të Barellas që ishte nisur për të shkuar drejt portës. Ishte pikërisht Juan Jesus që vendosi ekuilibrat në minutën e 80-të, duke ndezur festën te tifozeria mike.
Ky barazim nuk prish punë te Interi kryesues, pasi diferenca me Milanin ndjekës është 14 pikë, teksa Juventus me blofin e radhës ndaj Frosinones mbetet 17 pikë larg. Napoli renditet në vendin e shtatë. /ZOOM.AL/
Policia në kaos, bandat në pushtet. Për çfarë i duhet posti Ministrit të Brendshëm?