Aplikacion
Në një intervistë të dhënë për “BBC” pasi paraqiti dorëheqjen nga kompania “Google”, 75-vjeçari u shpreh i keqardhur për punnë që ka bërë, ndërsa shtoi se me këto ritme, inteligjenca artificiale së afërmi mund t’ja kalojë edhe njeriut.
“Ato kutitë e ChatGPT janë shumë të rrezikshme. Teknologjia e përparuar shumë shpejt mund të tejkalojë nivelin e informacionit që truri njerëzor mund të mbajë. Për momentin, GPT-4 mund të lërë në hije një njeri për sasinë e njohurive të përgjithshme. Në termat e arsyetimit nuk është dhe aq i mirë, por që mund të realizojë arsyetime të thjeshta. Por me shpejtësinë që po ecim përpara mendoj se gjërat do të përmirësohen shumë shpejt, kështu që duhet të shqetësohemi për këtë gjë”, u shpreh Hinton.