zoom

Aktualitet

INSTAT gënjeu! Hakerat e “Homeland”: Morëm 100 Terabyte materiale të CENSI-t, do sjellim drejtësi!

Pavarësisht insistimit të INSTAT se hakerat e “Homeland Justice” nuk kanë arritur të prekin të dhënat e Censit, duket se e vërteta qëndron ndryshe, ose të kaptën kjo po i jepet opinionit.

INSTAT pranoi dje sulmin, duke thënë se u prekën vetëm disa sisteme, por pa përcaktuar se cilat nga ato, mohuan nga ana tjetër se janë vjedhur apo hakuar ato të Censit.

Deklarata ishte e paqartë dhe konfuze, duke ngritur më shumë dyshime.

Tani janë vetë celula iraniane e “Homeland Justice”, që u ka thënë publikisht shqiptarëve se disponojnë mijëra materiale në Terrabyte dhe që janë të dhënat e Censit.

Ata janë gati për t’i publikuar ato, duke thënë se “do sjellin drejtësi në Atehdun e tyre”. Drejtësia ka dështuar t’i arrestojë që kur ndodhën sulmet e para kibernetike ndaj institucioneve shqiptare, dy vite më parë dhe ende s’ka persona para drejtësisë, edhe pse 5 prej tyre janë në kërkim.

Për më tepër nuk është gjetur zgjidhja me pajisje të sofistikuara teknologjike softëare që të ndalohen sulmet, pasi duket se specialistët shqiptarë nuk janë aq të aftë sa ata iranianë që t’i parandalojnë.

Në njoftimin e “Homeland Justice” ndër të tjera thuhet:

“Ne tani kemi akses në 100 Terabytes të të dhënave tuaja të Censit. Këto të dhëna tashmë janë kopjuar nga serveri qendror dhe lëvizur prej andej. Ne do të sjellim Drejtësinë mbrapsht për Atdheun tonë dhe statistikat janë kundër jush!”.

Edhe sot ka informacione dhe të dhëna se INSTAT ndodhet jashtë shërbimit në faqen kryesore, megjithëse kjo ndodh rëndom me të gjitha domainet apo faqet online.

Gjithsesi nuk e fashit problematikën kibernetike ku është zhytur Shqipëria prej vitesh, si pasojë e keqmenaxhimit të fondeve, si dhe njerëzve me kapacitete aftësie jo në lartësinë e duhur.

Situata rëndohet më shumë kur tashmë publike dihet, se kur nisi Censi, INSTAT mori 17 mln euro, për “teknologjinë e fundit dhe sigurinë e sistemeve”. /ZOOM.AL/

 

Postime të lidhura