zoom

Lajme

Instagram vjen me risi, çfarë do të kenë mundësi të bëjnë përdoruesit?

Instagram po përditësohet për të ofruar më shumë opsione për përdoruesit.

Opsioni që po zhvillohet quhet “Blend”, përmes të cilit do të krijohrt një faqe kryesore private me video Reels të rekomanduara për ju dhe një shok.

Për ta përdorur këtë opsion, ju duhet të ftoni edhe një shok dhe më pas automatikisht do të shfaqen për të dy ju një faqe me Reels të personalizuar

Këto Reels do të jenë private mes jush dhe përdoruesit tjetër dhe secili mund të largohet në çfarëdo kohe.

Ky përditësim vjen pasi përdoruesit i dërgojnë vazhdimisht njëri-tjetrit video në mesazhe dhe tashmë në këtë opsion të ri do të shfaqen të gjitha ato video që sipas algoritmit, janë në interesin tuaj dhe të shokut tuaj.

Nuk dihet ende se kur Instagram do ta lançojë opsionin e ri.